Raportimi i Dumanit në Kuvend, gazetari Poli Hoxha ‘plas bombën’: – Ja kur do të thirret Edi Rama në SPAK
15 Korrik 2024
Përmes një interviste televizive gazetari Poli Hoxha tha se është i bindur që brenda kësaj verë do të thirret edhe Edi Rama në SPAK.
Hoxha: PD-ja e masakroi Dumanin politikisht, ndërsa mazhoranca e Ramës kënaqet me të. Përpos Majkos që bëri një kritikë, ndërsa të tjerët ishin të kënaqur. Më respekt për grupit që e akuzoi dhe i tha se kishte ndikim politik.
SPAK si qëllimësi ka luftën ndaj të korruptuarve dhe këta janë bashkë në SKY. Më mirë që ndodhi kështu në Kuvend, sepse unë mbroj SPAK-un dhe ndaj tyre duhet një lloj presioni në disa çështje.
Aty u këmbëngul dhe Dumani ishte i qartë. Nuk ka vija të kuqe dhe duhet pritur pasi kushdo do të thirret. Unë jam i bindur që brenda kësaj verë do të thirret edhe Edi Rama në SPAK. Kjo lloj politike që është ngritur SPAK, pasi nuk e kemi ndryshuar me votë, të gjithë janë në një thes, së paku derivatet e tyre, në pandëshkueshmerinë 30-vjeçare.
Gazeta Sot