Raportuesit e KE: SPAK dhe Kushtetuesja të jenë gati para fundvitit
Raportuesit e KE: SPAK dhe Kushtetuesja të jenë gati para fundvitit
8 nentor 2019
Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e Shqipërisë Andrej Hunko (Gjermani) dhe dhe Joseph O’Reilly (Irlandë) i kanë bërë thirrje forcave politike në Shqipëri për zgjidhur krizën që ka pllakosur vendin. Ata e quajnë vendimin e opozitës për të dalë nga parlamenti një veprim të pavend për një shoqëri demokratike.
“Ne ritheksojmë qëndrimin tonë se parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve politike nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike. Në të njëjtën kohë, mazhoranca në pushtet duhet të paguajë më shumë sesa shërbim të vetëm për rolin e opozitës në një demokraci pluraliste, dhe të angazhohet në një dialog të mirëfilltë dhe konsultime me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi, ” theksojnë të dy bashkë-raportuesit.
Ata i bëjnë thirrje palëve politike që të përmbahen nga çdo veprim që mund të minojë të ardhmen e vendit ndërsa e kanë quajtur të drejtë opinionin e Komisionit të Venecias për vendimin e presidentit Meta për të zhdekretuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Lidhur me Reformën Zgjedhore ata shprehen se ajo mund të jetë thelbësore për tejkalimin e krizës politike ndërsa i bëjnë thirrje forcave politike përfshi edhe opozitën jo parlamentare në mënyrë që të adresohen mangësitë e shënuara në zgjedhjet e mëparshme.
Dy bashkë-raportuesit përshëndetën e edhe Reformën në Drejtësi në lidhje me verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke vënë në dukje numrin e lartë të shkarkimeve dhe dorëheqjeve si rezultat i këtij procesi.
Ata shprehen të shqetësuar se, më shumë se një vit pas fillimit të procesit, institucionet kryesore gjyqësore si Gjykatat e Larta dhe Kushtetuese, si dhe SPAK nuk janë ngritur ende për shkak të mungesës së kandidatëve të verifikuar, ndërsa shtojnë sa ata duhet të funksionojnë përpara fundit të vitit.
Një tjetër çështje e cekur prej tyre është edhe sitatat e mediave në vend, për të cilën i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin parasysh të gjitha rekomandimet e bëra nga Përfaqësuesi i OSBE-së.
l.h/ dita