22 Gusht 2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar e shqqtësuar lidhur me takimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Athinë. Ajo pretendon se Vuçiç i ka ushtruar presion Zelenskyy-t për të furnizuar me armë në këmbim të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Me të vërtetë: shumë e mundshme që Aleksandër Vuçiq është pajtuar të takohet me Volodymyr Zelensky, kryesisht për të ushtruar presion mbi Ukrainën: armë për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj që Zelensky kupton rrezikun politik që mund të ketë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interesin e Ukrainës,” ka thënë Von Cramon në platformën X.

Vuçiç është takuar me Zelenskyy-n në Greqi, me të cilin, ka folur edhe për situatën në Kosovë. Takimin me Zelenskyy-n, presidenti serb e ka cilësuar si të drejtë, të hapur, miqësor e konstruktiv. Në një konferencë për media, Vuçiç tha se Ukraina nuk do të ketë ndonjë ndryshim pozicioni në raport me pavarësinë e Kosovës.