Rapsodi lahutar Mark Jaku. –

Nga: Jaho Brahaj
Mark Jaku jetoi për 76 vjet ne Mertur Puke duke kontribuar ne gëzime me këngën dhe melodite muzikore. Është i njohur si lahutar i përmendur ne Luginën e Drinit dhe dinte dhe i kendonte me zërin e tij melodioz kenget e Ciklit te Kreshnikeve.

I binte dhe i kendonte çiftelise në dasma dhe gëzime,  duke u munduar të jua mësonte edhe të rinjëve. Merrte pjesë ne gëzime familjare ne gjithë Merturin, por dhe në fshtrat për rreth dhe çmohej per karakterin e tij burrëror dhe i dashur me të gjithë. Ka lënë te regjistruara ne fonotekën e Arkivit të Institutit të Kulturës Popullore disa Këngë te Kreshnikeve te shoqeruara me lahutë, që janë një trashëgimi e pazevendësueshme per traditat e mbarë krahinës së Pukës.

Moment duke kënduar këngë perpjete (majekrahu) në një dasem në Mertur.

Zëri i tij si kushtrim ndigjohej ne dasmat dhe gëzimet e merturasve, kur kendonte këngët perpjete ose majekrahi si i thonë.
Marku dinte edhe të punonte instrumente muzikor.