Rastësia që po tmerron qytetarët! – Si tërmeti tronditi Shqipërinë në të njëjtën datë dhe orë si para dy vitesh
Rastësia që po tmerron qytetarët! – Si tërmeti tronditi Shqipërinë në të njëjtën datë dhe orë si para dy vitesh
21 SHTATOR 2021
V.O. Foto arkiv nga termeti i shtatorit 2019.
Pak pas orës 16:00 janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë.
Sipas EMSC-së, magnituda e tërmetit ishte 3.9 e shkallës Rihter. Me epiqendër 22 kilometra në verilindje të Tiranës, lëkundjet janë ndjerë në Krujë, Durrës, Elbasan, Laç dhe zona të tjera përreth.
Por rastësia e frikshme është se para dy vitesh, në të njëjtën orë dhe datë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 ka goditur kryeqytetin dhe qytete të tjera të vendit. Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda dhe lëkundjet kanë qenë tepër të forta. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, pak kilometra nga Durrësi.
Kujtojmë se goditja e parë u pasua nga një tjetër me magnitudë 5,2 që u regjistrua në orën 16:15.
Gazeta Sot