27 Shkurt 2025

Nga Gazeta Sot

… “Nje shishe vere me Ergys Agasin sa 200 pensione te shqiptarve”.

Nëse kryeministri Edi Rama do ishte skenarist, ai do të shkruante tragjikomeditë më të suksesshme të kohës sonë. Ditën e djeshme ai u përpoq të na shesë një histori të re: atë të “padrejtësisë” ndaj Thoma Gëllçit, si një shëmbëlltyrë e gabimeve të SPAK-ut. Rama lexoi dje vendimin e ‘Strasburgut’ ku thuhej se ish-drejtori i RTSH-së ishte mbajtur në paraburgim duke kapërcyer çdo argument juridik e penal, pasi ai nuk përbënte as rrezikshmëri, as ishte i arratisur dhe për më tepër ishte treguar bashkëpunues.

Me një patos prej aktori të stërvitur, ai na rrëfeu sesi ky rast duhet të na alarmojë për “rreziqet” e reformës në drejtësi. Por çështja e Gëllçit, qoftë edhe në rastin më të keq, përfaqëson një dëm minimal krahasuar me vendimet e Ramës që kanë fundosur financat e vendit. Të përdorësh rastin e ish-drejtorit të RTSH si një “krim” të SPAK-ut, në raport me bëmat e kryeministrit, është njësoj si të krahasosh një kokërr kripe me ujërat e Adriatikut.

Për të vazhduar me këtë “shembull të guximshëm” të Gëllçit, na del para një tjetër pikë kulmore që na e tregon gjithë absurdin e këtij regjimi: Rama pinte një shishe verë me Ergys Agasin, siç deklaroi ish-bashkëpunëtori i tij Arben Ahmetaj, që kushton 33,600 euro, një shifër që është e barabartë me 200 pensione të shqiptarëve. Faktet e tjera që do të rendisim më poshtë tregojnë se dëmi i vërtetë nuk vjen nga drejtësia e re, por nga një qeverisje që ka ngritur korrupsionin në sistem dhe grabitjen në normë.

Vijon