Rasti i dytë në vend! Pas Pëllumb Piperos, një tjetër mjek te “Shefqet Ndoqi” infektohet nga COVID-19. Para disa ditësh mori dozën e dytë të Pfizer
Rasti i dytë në vend! Pas Pëllumb Piperos, një tjetër mjek te “Shefqet Ndoqi” infektohet nga COVID-19. Para disa ditësh mori dozën e dytë të Pfizer
8 shkurt 2021
Një tjetër rast riinfektimi ka ndodhur në vendin tonë.
Pasi doli lajmi se mjeku Pëllumb Pipero është infektuar me Covid pas dozës së parë të vaksinës “Pfizer” raportohet për një tjetër rast.
Këtë herë mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që punon në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ pas marrjes së të dyjave dozave të “Pfizer” është riinfektuar me Covid, shkruan Dosja.al.
Riinfektimi i tij vjen pak ditë pasi mori dozën e dytë.
Sipas informacioneve të para, mjeku është vaksinuar dhe infektuar në harkun kohor të një jave, ndërsa gjendja e tij momentalisht paraqitet e qëndrueshme.
Kujtojmë që ekspertët e mjekësisë kanë deklaruar se është e nevojshme që të merren dy doza të vaksinës në mënyrë që trupi të fillojë të krijojë antitrupa ndaj virusit.
Por megjithatë ekziston një mundësi shumë e vogël (5% e rasteve) që edhe pas vaksinimit, persona të caktuar të mos fitojnë imunitet.
Në fillimin e kësaj jave në vendin tonë janë konstatuar dy raste të infektimit me Covid, të dy qytetarëve që ishin përballur me virusin edhe gjashtë muaj më parë.
Qytetarët janë një 40 vjeçar dhe një 50 vjeçar nga qyteti i Shkodrës.
Gazeta dita.