Nje Monografi Historiko-Shkencore, – “Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore” e Prof. Dr. Jahja Drancollit.
Nje Monografi Historiko-Shkencore, – “Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore” e Prof. Dr. Jahja Drancollit.
Njoftimin e jep autori: -Të nderuar miq,
Këto ditë në Zagreb u botua libri im vëllimor “Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore” (“In search of Medieval Albanian History”).
– Libri ofron interpretime të reja dhe mbështetet në një pjesë të arritjeve të mija të hulumtimit në arkiva e biblioteka të Italisë, Kroacisë, Turqisë dhe Austrisë.
– Libri ofron interpretime të reja dhe bazohet në rezultatet e hulumtimit shumëvjeçar, dhe pjesërisht, të pabotuar.
– Libri trajton periudhën mesjetare arbërore, të cilën mua më pëlqen për ta quajtur si epoka e artë e historisë dhe shtetësisë arbërore-shqiptare, dhe është pa dyshim një periudhë në të cilën çdo njoftim nga të ndryshmet ngjall shumë emocione.
– Theks i veçantë në këtë libër i vihet vazhdimësisë iliro-arbërore-shqiptare, ku historia jonë në kushte mesjetare përfshinte arealin shumë më të gjerë sesa konsiderohen trojet e sotme etnike shqiptare, prandaj teza se arbrit gjatë mesjetës kanë humbur pjesë të territoreve të veta, në këtë libër ka mbështetje historike.
– Tema qendrore e këtij libri është formimi i identitetit arbëror mesjetar duke nënvizuar dallimet rajonale; krijimi dhe përhapja e identitetit etnik arbëror; formimi i fuqisë politike të arbërve; zhvillimi shoqëror; kultura si shtytës i marrëdhënieve shoqërore, si dhe organizimi i jetës fetare, tema këto të trajtuara në mënyrë origjinale dhe interdisiplinare të mbështetura në metodologji bashkëkohore.
– Në libër është bërë përpjekje që të dekonstruktohen përfundimet e historiografisë tradicionale.
– Me gjithë lëshimet e mundshme qofshin ato profesionale ose teknike, ndryshe nga shumë libra nga historiografia jonë, të botuara në dekada të fundit te ne, libri në fjalë do të jetoi ca më gjatë.
– Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, si dhe të botuesit “Unioni i shqiptarëve në Republikën e Kroacisë” me në krye të z. Esad Çollaku dhe z. Sejfedin Prekazi të cilëve u shprehi mirënjohje të përzemërta për kontributin e tyre.
Shfrytëzoj rastin që të falenderohëm familjen time, më pastaj redaktorin gjuhësor, prof. Edmond Ramadani; dizajnuesin profesor akademik Faik Krasniqi; autoren e kopertinës ark. Kaltrina Drançolli dhe realizuesin e punëve digjitalizuese MA. sc. Ermal Gashi.
Me respekt,
Jahja Drançolli