Reagimi i studiueses Ledi Shamku për nobelistin austriak: Shkurt shqip, nobeli aspak Nobel!

Reagimi i studiueses Ledi Shamku për nobelistin austriak: Shkurt shqip, nobeli aspak Nobel!
Studiuesja e njohur Ledi Shamku Shkreli reagon ashpër ndaj kritereve të vlerësimit të Akademisë Suedeze të Nobelit, duke falenderuar Kadarenë që gjuhës shqipe i dha frymë letrare e njerëzore.

Të tjera reagime vijnë për marrjen e Çmimit Nobel në Letërsi nga shkrimtari austriak Peter Handke. Askush nuk e ka harruar qëndrimin kontravers të tij në ështje të ndryshme politike, e sidmos qëndrimin e tij kundër shqiptarëve të Kosovës.
Studiuesja e njohur Ledi Shamku Shkreli reagon ashpër ndaj kritereve të vlerësimit të Akademisë Suedeze të Nobelit, duke falenderuar Kadarenë që gjuhës shqipe i dha frymë letrare e njerëzore.

Ledi Shamku

“Nëse Nobelin e merr Peter Handke që refuzon një cmim sepse rebelohet kundër ofensives NATO mbi çnjerëzinë e çetnikëve, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mohon genocidin apokaliptik mbi shqiptarët e Kosovës, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mban fjalim i përlotur në ceremoninë e varrimit të Millosheviçit duke thene se çdokush do bënte atë që bëri Millosheviçi për popullin e vet, nëse ky është Nobeli, pra i përfaqësuar nga dikush aspak Nobël, unë i kthehem me dëshirë rileximit të “Krushqit janë të ngrirë” dhe falenderoj shkrimtarin që i dha gjuhës sime një të tillë frymë letrare e njerëzore. Kaq!”, shkruan studiuesja dhe gjuhëtarja e njohur Ledi Shamku.
Gazeta Shqiptarja.com