“Realiteti është shumë më i zi”/ KLSH kallëzon në SPAK 300 zyrtarë, reagon Romeo Kara dhe nxjerr prapaskenat: Gjobaxhinjtë që qelbën erë pazari…
1 QERSHOR 2022
Romeo Kara: “… në të vërtetë realiteti është akoma më i zi”.
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu bëri dje të ditur se janë kallëzuar në SPAK rreth 300
zyrtar të lartë dhe se dëmi që llogaritet në buxhetin e shtetit është rreth 19 miliardë lekë.
Pas kësaj deklarate të Shehut ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara, i cili shkruan përmes një
postimi në rrjetet sociale se në të vërtetë realiteti është akoma më i zi.
Postimi i plotë:
300 zyrtare te korruptuar duket si nje shifer e larte dhe shuma 19 miliarde leke dem gjithashtu.
Realiteti eshte shume me i zi.
Kjo shifer e KLSH-se nuk i pergjigjet as 10% te realitetit.
Vetem police mund te jene mbi 3000 qe shperdorojne detyren, perfshihen neper trafiqe, punojne per
llogari te mafiozeve, dekonspirojne operacionet dhe mbi te gjitha pasurohen duke servirur pabesine e
llojit me te poshter, ate te policit ne sherbim te krimit.
300 zyrtare te korruptuar mund t’i kete vetem nje ministri dhe dikasteret ne varesi te saj, apo nje bashki
dhe nderrmarjet ne varesi te saj.
Nese ka 300 zyrtare te korruptuar, minimalisht do te duhej te kishte edhe 300 biznesmene te korruptuar
te kallezuar, pasi korrupsioni perfshin minimumi dy pale qe e ekzekutojne vepren penale dhe disa te tjere lart qe e
frymezojne dhe garantojne ate.
KLSH le te shikoje se, tek cilat kompani private, shkon nepermjet tenderave, shumica e buxhetit te
shtetit dhe te jete e bindur se, jane tashme ato kompani, qe menaxhojne shtetin dhe buxhetin e tij,
per te mos thene, qe kane arritur te emerojne, pikerisht ne pozicionet e duhura njerezit e tyre, te
cilet menaxhojne direkt, procedurat e tenderave ne favor te kompanive.
KLSH duhet te largoje gjithashtu korrupsionin brenda vetes se saj, gjobaxhinjte qe qelben erë pazari
dhe t’i drejtohet zbatimit rigoroz te standarteve te cilat do t’a çonin normalisht ate drejt nje Gjykate
Llogarie, ashtu siç edhe i duhet vendit.
Nese do te kishim realisht kontrolle sipas standarteve te SISDES dhe INSTOSAIT, sot numri 300
do te ishte minimumi 10.000 dhe pushtetaret nuk do t’a administronin vendin sikur te ishte malli i armikut.
Gazeta Sot