“Reflekto, hiq memorialin turk, para se ta shkatërrojmë”/ Qytetarët thirrje Ramës. –
“Reflekto, hiq memorialin turk, para se ta shkatërrojmë”/ Qytetarët thirrje Ramës. –
13 Gusht, 2019
Debati për memorialin turk të vendosur tek Kodrat e Liqenit në Tiranë, vijon të ndizet çdo ditë e me shumë.
Që nga dita që u mësua se ka ndodhur një skandal i tillë, qytetarët nuk i janë ndarë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar heqjen e tij.
“Mirëmëngjes, dhe me buzëqeshjen e Shqipërisë në Gjirokastër, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan në faqen e tij në rrjete sociale, duke shpërndarë një video nga Gjirokastra e gurtë.
Ndërkaq, qytetarët ata që e ndjekin në rrjete sociale, i kujtojnë se e ka menderosur me vendosjen e memorialit.
“Të gjitha mirë e bukur i ke bërë deri tani, por me memorialin e ke menderosur. Si nuk është kujtuar as edhe një deri më sot të ngrejë memorialin për bijtë e Kosovës që u masakruan për çlirimin e trojeve shqiptare para 20 viteve…… Atë monumentin e turqve o miko pse e vure në mes të Tiranës, ç’lidhje kemi me atë monument”, komentojnë qytetarët.
Ata i i kërkojnë Ramës që të reflektojë sa s’është vonë, para se shqiptarët të ngrihen për ta shkatërruar.
“Monumentin e turqve z.Kryeministër… Shpresoj të reflektosh dhe ta heqësh përpara se të ngrihen shqiptarët dhe të të japin një mësim të mirë. Nuk ka vend ai monument në tokën tonë. Krejtësisht i panevojshëm.Turp!….
….Kryeministër pse u lejua monumenti i Erdoganist në tokën shqiptare, ku nuk ka lidhje me popullin turk, por aq më shumë me popullin shqiptar. Ti mund ta duash shumë Erdoganin dhe mund t’i kujtosh atje se çfarë bënë turqit në Shqipëri, për më shumë se 500 vjet, duke përdhunuar, vrarë, plaçkitur, prerë koka si dhe duke transformuar një komb të tërë. Monumente që tregojnë se turqit janë vëllezër që na dhunuan dhe na ndryshuan me forcë rracën dhe fenë këtë pasqyro.
Turp, që lejuat ate monument që ulë vlerat tuaja dhe të një kombi”, shprehen qytetarët.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama për memorialin turk që ka zemëruar në masë shqiptarët./CNA.al