Reforma Zgjedhore/ Sekretari Amerikan i Shtetit, apel politikës: Kodifikoni marrëveshjen…!
Reforma Zgjedhore/ Sekretari Amerikan i Shtetit, apel politikës: Kodifikoni marrëveshjen…!
10 Qershor 2020
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore e mori “bekimin” ndërkombëtar, ndonëse palët politike po përplasen tashmë në Kuvend, sepse numrat për ta votuar maxhoranca nuk i ka dhe në të njëjtën kohë duhet gjetur një zgjidhje për deputetët e opozitës.
Por pavarësisht kësaj, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Pompeo thotë se kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Por Pompeo i bën apel palëve që të kodifikojnë marrëveshjen e cila deri tani është një draft me 12 pika. “Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”- tha Pompeo.
©Copyright Gazeta SHQIP