Refugjatët: – Kreu i Kufirit në Gjirokastër: Mund të hyjmë në emergjencë kombëtare. –
Refugjatët: – Kreu i Kufirit në Gjirokastër: Mund të hyjmë në emergjencë kombëtare. –
5 prill 2019
GJIROKASTER/ Lajmi i përhapur me shpejtësi në Turqi se kufijtë drejt vendeve të BE-së janë të hapura dhe se mund të organizojnë një kalim në grup, ka bërë që një numër i madh emigrantësh të niset drejt Greqisë.
Bëhet fjalë për mijëra persona, të cilët pasi të mbërrijnë në Greqi, do t’i drejtohen kufirit të vendit tonë. Kjo ka vënë në alarm autoritetet vendëse, të cilat nuk kanë kapacitet për të pritur fluks të lartë refugjatësh. Gjatë 2019-ës, në pikat kufitare me Greqinë është shënuar shtim i fluksit të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme.
Ndonëse ka mungesë të vazhdueshme të raportimeve sistematike të Policisë së Kufirit, që ka krijuar në publik idenë se situata e fluksit të refugjatëve ishte shuar, shifrat flasin për një numër të konsiderueshëm personash nga këto vende, të cilët kanë kaluar kufirin shqiptar në pikat kufitare.
Gazeta Panorama.