2 Shtator 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shembjet e paligjshme që po ndodhin në ‘Prestige Resort’, ku edhe pse gjithçka është me leje, IKMT ka zbarkuar në resort me një urdhër antiligjor.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Salianji thekson se ky është mesazhi më i qartë i abuzimit shtetëror. Sipas Salianjit bëhet fjalë për një mesazh mafioz qeveritar që godet investitorët.

REAGIMI I SALIANJIT

Regjimi nuk njeh ligj dhe normë, shkel dhe dhunon çdo normë demokratike, përpiqet të dhunojë dhe godasë cilindo që mendon ndryshe!

Ndërkohë që Shqipëria po mbytet nga kioskat e ndërtimeve pa leje dhe po zaptohet nga miqtë e regjimit çdo copë bregdet Edi Rama urdhëron sulmin ndaj “Prestig Resort” në sezon turistik, përdor institucionet shtetërore si lodra personale, pa paralajmërim, pa shkresë, në shkelje të ligjit dhe pa dhënë mundësitë e mbrojtjes dhe garancive ligjore dhe para gjykatës! Ky është mesazhi më i qartë i abuzimit shtetëror! Është mesazhi mafizoz qeveritar që godet investitorët, që shantazhon mediat nëpërmjet abuzimit me asetet shtetërore!

Damka e turpit nuk i mbetet qeverisë së Ramës por dëmton dhe turizmin, tremb investitorët! Pas 20 vitesh politikë Rama kthehet me moton të shkatërrohen resortet të mbijnë kioskat!

Gazeta Shqiptare