
Regjisori që “denoncoi” komplotin! Oliver Stone dëshmon mbi atentatin ndaj John F. Kennedy
31 Nars 2025
Regjisori amerikan Oliver Stone do të dëshmojë në një seancë dëgjimore të martën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së mbi vrasjen e John F. Kennedy.
Pas premtimit te Trump gjatë fushatës se do të sigurojë më shumë transparencë për vrasjen e Presidentit, Administrata ka marr përsipër zbardhjen e ngjarjes.
Për këtë do të analizohen dhe publikohen të gjitha dokumentet rreth çështjes. Përfaqësuesja Anna Paulina Luna, kryetare e Task Forcës për Deklasifikimin e Sekreteve Federale, tha se:
“Duke hetuar dosjet e sapo publikuara të JFK-së, duke u konsultuar me ekspertë dhe duke gjurmuar stafin e mbijetuar të komiteteve të ndryshme hetimore, grupi i punës do të arrijë në fund të këtij misteri dhe do të ndajë gjetjet me popullin amerikan”.
Pjesëmarrja e Oliver Stonne si dëshmitar lidhet me rolin e tij si regjisor i filmit “JFK”, i cili sfidoi versionin zyrtar të vrasjes së Presidentit Kennedy.
Ai tregon se vrasja e tij ka qenë një komplot i nivelit të lartë.
Ndërsa vrasja e presidentit Kennedy i është atribuar vetëm një personi të vetëm, Lee Harvey Oswald, Stone ka pretenduar më herët se Kennedy nuk u vra nga një vrasës i vetëm dhe beson se disa pjesëtarë të komunitetit të inteligjencës amerikane ishin të përfshirë.
Sipas disa sondazheve të bëra tregojnë se shumë amerikanë besojnë se vrasja ishte rezultat i një komploti. Gjithashtu, të martën dëshmojnë gazetari dhe autori Jefferson Morley dhe autori James DiEugenio.