Regjistri i Kadastrës do të korrigjohet, Vendimi i Qeverisë: – Agjencia ç’do të ndodhë me hartat
15 Janar 2023
Rregjistri i Kadastrës Shtetërore do të korrigjohet për të rregulluar pasaktësistë e të dhënave në hartat Kadastrale. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ku është përcaktuar procedura e korrigjimit.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të korrigjojë pasaktësitë në regjistrat e të dhënave në hartat kadastrale. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në fillim të janarit, ku është përcaktuar procedura për përmirësimin të tërrësi të gabimeve në regjistrin kadastral.
Hartat do të korrigjohen për pozicionimin gjeografik të pasurive, sipas kufijve të përcaktuar në dokumentacionin e pronësisë, si dhe atyre faktikë në terren.
Sipas ligjit në fuqi, ndërrhyrje në rregjistrin kadastral behët vetëm në ato raste kur hasen probleme në të dhënat e pasurive të pasqyruara gjatë regjistrimit fillestar nuk përputhen me aktet e fitimit të pronësisë dhe dokumentacionin që lidhet me to.
Së dyti, kur pozicioni gjeografik i pasurive, i pasqyruar në hartën kadastrale, nuk përputhet me pozicionin faktik në terren. Një rast tjetër është kur brenda zonës kadastral konstatohen pasuri të cilat nuk janë të pasqyruara në regjistrin kadastral.
Gjithashtu, një rast tjetër është kur për pasurinë nuk është krijuar lidhja midis kartelës dhe hartës kadastrale, si dhe kur pozicioni i kufirit të zonës kadastrale, i pasqyruar në hartën kadastrale, nuk përputhet me pozicionin faktik në terren. Dhe së fundi kur konstatohet mospërputhje e pozicionit dhe sasisë së sipërfaqes së pasurisë.
Nga OraNews