Regjistrimi i Bindja Demokratike, kreu i KQZ: Nuk ka lindur si parti politike. S’ka hyrë në fuqi vendimi i gjykatës. S’mund të…
Regjistrimi i Bindja Demokratike, kreu i KQZ: Nuk ka lindur si parti politike. S’ka hyrë në fuqi vendimi i gjykatës. S’mund të…
27 prill 2019
Megjithse ska hyre ne fuqi vendimi i gjykate, Përfaqësuesit e maxhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar sot me 4 vota pro pranimin e kërkesës për të regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, Partinë ‘Bindja Demokratike’ me kryetar, Astrit Patozin.
Gjatë mbledhjes së KQZ-së, sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj pasi u pyet nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri nëse vendimi i gjykatës kishte hyrë apo jo në fuqi, por ky i fundit u shpreh se: “Është vendimi që thotë që nuk ka marrë formë të prerë”.
Në argumentin e tij ligjor, Klement Zguri tha se pavarësisht dëshirës që të garonin sa më shumë parti politike, por sipas tij kjo nuk mund të bëhet mbi ligjin.
Zguri tha se për sa kohë që nuk ka hyrë në fuqi vendimi i gjykatës për regjistrimin e “Bindjes Demokratike”, atëherë kjo partia “nuk ka lindur dhe nuk mund të kryej veprime politike”.
“Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë.
Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur dhe të kryer vendime politike.
Në zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej.
Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dh demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore.
Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet”, tha Klement Zguri.