Regjistrohet rasti i parë i variantit indian të koronavirusit në kufi me Shqipërinë
Regjistrohet rasti i parë i variantit indian të koronavirusit në kufi me Shqipërinë
7 QERSHOR 2021
Zbulohet rasti i parë i mutacionit indian të koronavirusit. Bëhet fjalë për një rast të identifkuar në Maqedoninë e Veriut, një shtet kufitar me Shqipërinë.
Javën e kaluar tek një pacient i cili është hospitalizuar në spital privat, është detektuar varianti “indian” i koronavirusit.
“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar, kur është kthyer në vendin, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk është shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.
Siç njoftohet nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë, detektimi është bërë tek një pacient i kthyer nga Iraku, i cili është dërguar për trajtim në një spital privat ku edhe prej mostrave të marra ka rezultuar pozitiv.
Mësohet se personi i infektuar kishte qëndruar në spital në Irak për 10 ditë, ndërkohë që me të ardhur në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar hospitalizimin.
Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipiçe, sipas Alstat TV, ka deklaruar se do të propozojë deri tek Shtabi i përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në territorin e gjithë shtetit fqinj.
Varianti indian i Covid shihet si më i rrezikshmi për momentin, dhe se ai nuk luftohet pa një dozë të vetme të vaksinës. Sipas ekspertëve nevojiten të paktën dy doza vaksinash të plotë për të mposhtur këtë lloj mutacioni, që është cilësuar i rrezikshëm në Britaninë e Madhe.
Gazeta Shqip