Regnum Albaniae dhe Krengritjet kunder Serbeve shek XIII –XIV. –
Regnum Albaniae dhe Krengritjet kunder Serbeve shek XIII –XIV. –
Nga Etleva Lala. (shkurtese e nje studimi te zgjeruar).-
REGNUM ALBANIAE u shpall zyrtarisht në vitin 1272, megjithatë dokumentet e para papnore në të cilat përmendet ky formacion politik me këtë emër, datojnë nga dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XIV, dhe pikërisht nga viti 1317. Bulat e shumta papnore që datojnë nga viti 1317 deri në vitin 1320, në të cilat pothuajse gjithmonë përmendet Regnum Albaniae, direkt apo indirekt të gjitha kanë lidhje me një kryengritje që po përgatitej kundër sundimit serb, sundim ky që po u shkaktonte shumë vuajtje katolikëve të territoreve shqiptare që ishin pushtuar nga mbretërit serbë.
Në vitin 1319 do të ndeshemi me shumë bula papnore në të cilat adresohet Regnum Albaniae, dhe të gjitha këto bula janë në kontekstin e një kryqëzate. Më 17 qershor 1319, Papa Gjoni XXII, filloi përpilimin e një plani për kryqëzatë kundër mbretit Serb. Në fakt, përpilimi i këtij plani deri tani është menduar dhe interpretuar si ide e Anzhuinëve, dhe konkretisht e Filipit, princit të Tarentit,10) i cili nëpërmjet një letre duket se i kishte parashtruar Papës Gjoni XXII, gjendjen e keqe të katolikëve shqiptarë nën sundimin e mbretërve serbë, dhe i kishte kërkuar Atij që t’i mbronte ata me ndihmën e një koalicioniBulat e shumta papnore që datojnë nga viti 1317 deri në vitin 1320, në të cilat pothuajse gjithmonë përmendet Regnum Albaniae, direkt apo indirekt të gjitha kanë lidhje me një kryengritje që po përgatitej kundër sundimit serb, sundim ky që po u shkaktonte shumë vuajtje katolikëve të territoreve shqiptare që ishin pushtuar nga mbretërit serbë.