Rekord temperaturash, në këtë zonë të Shqipërisë arrijnë në -22 gradë
8 Shkurt 2023
Vendi ynë po përballet me temperatura nën 0 gradë C këtë javë, ndërsa termometri ka shënuar rekord në qarkun e Shkodrës.
Gjatë mbrëmjes së kaluar rekordin e temperaturave e mban Qafa e Thorës me – 22 gradë C, ndërsa në Vermosh, ato kanë arritur deri në -17.
Në akset Bogë – Theth dhe nga Leqet e Hotit e Deri në Vermosh, ka prani ngricash dhe këshillohet përdorimi i zinxhirëve.