Rekordi Kandinsky. – Piktura e modernistit rus shitet 44.55 milionë $ në Londër
14 Mars 2023
Një vepër e piktorit rus Kandinsky është shitur në një ankand në Londër për një vlerë rekord prej rreth 45 mln dollarë. E titulluar “Murnau me Kishën II”, piktura dikur i përkiste viktimave të Holokaustit.
Një pikturë e modernistit rus Wassily Kandinsky, që dikur i përkiste viktimave të Holokaustit, është shitur për 44.55 milionë dollarë në Shtëpinë e Ankandeve “Sotheby’s” në Londër.
E titulluar “Murnau me Kishën II”; 1910, kjo vepër konsiderohet një rekord i ri për artistin.
“Periudha e Kandinsky në qytezën Murnau përcaktoi artin abstrakt për brezat e ardhshëm,” tha Helena Neëman, Drejtore e Artit Impresionist dhe Modern.
“Shfaqja e një pikture kaq të rëndësishme, një nga të fundit të kësaj periudhe, e mbetur në duar private, është një moment i rrallë për koleksionistët,” tha ajo.
Një rekord i mëparshëm botëror për një vepër të Kandinsky u vendos në vitin 2017 me shitjen e veprës “Imazhi me vija të bardha ” për 39.7 milionë dollarë.
Kandinsky jetonte me të dashurin e tij Gabriele Münter dhe miqtë e tjerë artistë në Murnau, Bavari, kur pikturoi “Murnau mit Kirche II”. I frymëzuar nga peizazhi lokal gjatë një udhëtimi me çiklizëm ai pikturoi veprën, tw cilën e firmosi vetë Münter.
Piktura u shit në ankand si pronë nga koleksioni i çiftit gjerman Johanna Margarete dhe Siegbert Stern. Vitin e kaluar vepra iu rikthye trashëgimtarëve të mbijetuar të familjes nga Van Abbemuseum në Eindhoven, Holandë.
Nga OraNews