Rëndohen pozitat e ish presidentit pasi FBI ia bastisi shtëpinë! – Çfarë përmbajnë dy letrat e shkruara me dorë që Trump i grisi dhe u përpoq t’i zhdukte në tualet
9 GUSHT 2022
Menjëherë pasi lajmi për bastisjen e FBI-së në kompleksin Mar-a-Lago që Donald Trump zotëron në bregdetin e Floridas, ku po kërkohen materiale të klasifikuara të Presidencës së SHBA, gazetarja e New York Times dhe bashkëpunëtorja e CNN, Maggie Haberman ka zbuluar disa imazhe që rëndojnë pozitat e ish-Presidentit.
Haberman po zbulon imazhet e reja në librin e saj të ardhshëm “Njeriu i besimit”, dhe ato janë postuar më herët nga Axios, duke zbuluar dy raste në të cilat Trump me sa duket ka hedhur dokumente konfidenciale të shkruara me dorë, në tualet, për t’i zhdukur nga syri i të tjerëve rreth tij.
Ndërkohë, CNN ka raportuar më parë se si Trump shkeli ligjet e mbajtjes së të dhënave presidenciale dhe shpesh griste dokumente, drafte dhe memorandume pasi t’i lexonte ato.
Ai hidhte periodikisht letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, letra të cilat u zbuluan më vonë kur u thirrën teknikët për riparimin e tualeteve të bllokuara.
Trump i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe në një deklaratë të dhënë për “Axios” të hënën, një zëdhënës i tij pretendoi se raportimi për këtë praktikë ishte i sajuar.
Gazeta Sot