7 Tetor 2023

Konflikti i Izraelit me Hamasin është përshkallëzuar në luftë, sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Pas pushtimit të mëngjesit të palestinezëve, janë regjistruar të paktën 22 të vdekur dhe 580 të plagosur, ndërkohë që Izraeli ka nisur tashmë kundërsulmin e tij të madh me sulme ajrore.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njofton se të paktën 545 persona janë plagosur.

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas duket se janë infiltruar në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm nga Rripi i Gazës.

Kjo vjen pasi Hamasi lëshoi mijëra raketa në Izrael nga Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se “një numër terroristësh” ishin infiltruar në territorin izraelit nga Gaza.

Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet në orën 13:00 me kohën lokale dhe ushtria izraelite ka filluar të godasë objektivat e Hamasit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar një video deklaratë duke thënë se “ne jemi në luftë”.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi ka “bërë një gabim të rëndë” , duke deklaruar se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

BallkanWeb