Reshjet e borës në vend, probleme në aksin rrugor Shkodër-Dukagjin
11 Shkurt 2024
Në zonat malore të qarkut të Shkodrës janë rikthyer reshjet e borës. Rruga e Vermoshit drejt Malësisë së Madhe dhe aksi në Qafë-Thore që lidh Shkodrën me Dukagjinin janë më problematikat sa i përket reshjeve të borës por deri më tani nuk kanë shfaqur probleme pasi janë mbajtur të hapura.
Ndërkohë Prefektura është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e bashkive të qarkut dhe strukturave të Emergjencat Civile, për marrjen e informacionit për çdo problematikë që mund të shfaqet në këto zona.