Reshjet e dendura të dëborës ‘paralizojnë’ Francën! Anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e Parisit
21 Nentor 2024
Reshjet e dendura të dëborës kanë prekur Francën duke shkaktuar vonesa të mëdha në aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle”, ku autoritetet u kanë kërkuar kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre .
“Për shkak të valës së reshjeve të borës që është më e fortë në krahasim me parashikimet meteorologjike, ekipet e ADP Group (Aéroports de Paris) u mobilizuan për të hequr masat e dëborës nga pistat dhe për të hequr akullin nga avionët, në mënyrë që të garantohet siguria e fluturimeve dhe pasagjerëve”, tha një zëdhënëse e kompanisë së menaxhimit të aeroportit për AFP.