Reshjet e dendura të shiut, Balla nga Elbasani paralajmëron përmbytje në Divjakë: Largoni…

29 NËNTOR 2021

Reshjet e dendura të shiut, Balla nga Elbasani paralajmëron

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paralajmëruar këtë pasdite banorët e zonës së Divjakës për përmbytjet që mund të vijën për shkak të kushteve meteorologjike dhe intesitetit të lartë të shiut.

Bëhet me dije se Balla teksa ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin, i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore.

Kjo është për të gjithë ata banorët të cilët kanë bagëtit apo mjetet e punës përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe Çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Papër Elbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit”, tha Balla.

Gazeta Shqip