
Reshjet e dendura të shiut, lumi Ishëm del nga shtrati
20 Janar 2024
Fryrja e madhe e lumit Ishëm ka bërë që ai të dalë nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.
Reshjet që vijojnë tashme prej orësh kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet ndjeshëm e për pasojë të dalë nga shtrati në disa pika.
Më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta.
Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në Bilaj, Derven, Mallkuc etj.
Nga OraNews