Reshjet e dendura të shiut/ Nisin përmbytjet në zonën e Fushë Krujës, rrezik edhe në Kamzë. –
Reshjet e dendura të shiut/ Nisin përmbytjet në zonën e Fushë Krujës, rrezik edhe në Kamzë. –
23 shtator 2019
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së sotme kanë krijuar problemet e para jo vetëm në bllokimin e rrugëve por edhe në përmbytjet e banesave.
Në zonën e Fushë Krujës, tashmë uji ka hyrë në katet e para të pallateve. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të evakuuar personat në rrezik.
Ndërkohë, në zonën e Kamzës ka rrezik për përmbytje. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, bën me dije se punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve janë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin.
Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Gazeta Panorama