Reshjet e shiut: – Shkëputet energjia elektrike në Krujë, mbi 6 mijë banorë pa drita
22 Nentor 2024
Reshjet e dendura të shiut pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë sjellë problemet e para në vend, me rrugë të përmbytura dhe shkëputje të energjisë eklektike në disa zona.
Burime për bëjnë me dije se si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve te dendura të shiut i gjithë rrethi i Krujës është përfshirë në avari.
Përreth 6000 banorë kanë mbetur pa energjik elektrike.
Ndërkohë që OSHEE po punon për lokalizimin e defekteve nëpër zona problematike dhe rregullimin e tyre.
Gjithashtu reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje. Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë njëherazi edhe njësitë administrative, ndërsa kanë qenë të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.
Ndërkohë si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë , Frakull dhe Mbrostar. ndërsa po punohet për rikthimin e saj. Nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo bllokim të shimbledhësve .