Nga Luan Kondi. _

Ura ishte “riparuar ” ne 2016 nga Ministria e Mbrojtjes.

Reshjet e dy ditëve të fundit kane shembur plotësisht urën e Orgockës në Kolonjë duke i hequr listës së trashëgimisë kulturore një objekt 300 vjeçar, i ndërtuar gjatë periudhës osmane.

Prurjet e rrëmbyeshme të lumit Osum kanë shkatërruar edhe harkun e mbetur të urës në të cilën nuk është bërë asnjë ndërhyrje restauruese ndër vite, edhe pse me statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë.

Ndërhyrja në këtë objekt, sipas specialisteve është e vështirë, por edhe nëse ura rindërtohet, asaj nuk mund ti rikthehen vlerat monumentale, sepse dëmi konsiderohet i parikuperueshëm. Ura e Orgockes, rezulton ti përkasë shek.17 dhe përfaqëson një vepër të rrallë inxhinierike,e ndërtuar e gjitha në gur. Përgjatë tre shekujve kjo urë shërbeu si nyje lidhëse midis fshatrave të Kolonjës, ndërsa me shembjen e saj, vendorët po diskutojnë mundësinë e një alternative tjetër për lëvizjen e banoreve, të cilët kane mbetur të izoluar.

__-__-_-

Ura e Orgockës ne nentor 2016, e cila është monument kulture është riparuar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë pas 50 vitesh.

Kjo urë tashmë mban 10 ton, sipas Ministrise se Mbrojtjes, thuhej ne kominikate  (2016), dhe i vjen në ndihmë banorëve të fshatrave Orgockë, Kurtes, Qinam, Radovickë në Ersekë dhe zonës së Frashërit në Përmet.