Reshjet rrisin me 1 metër nivelin e Fierzës, në Koman dhe Vaun e Dejës ulet për shkak të prodhimit! KESH merr masat për krijimin e rezervës hidrike
17 Shtator 2022
Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje që të rritet niveli i niveli i ujit në Kaskadën e Fierzës. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dhënë shifrat e vendit. KESH njofton se sipas parashikimeve të motit pritet që gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, ndaj është vendosur është vendosur që të ndalohet prodhimi prej gati një muaji, për të bërë të mundur rritjen e rezervës energjetike.
Për këtë arsye KESH ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, duke ulur nivelin e HEC Koman në 165.97 m dhe Vau i Dejës në 72.65 m përpara nisjes së reshjeve me qëllim përpunimin e prurjeve anësore në Koman dhe Vau Dejës si dhe krijimit të një rezerve hidrike në Fierzë;
Gjithashtu përveç rritjes së prurjeve kërkesa e FTL do të pësojë rënie si pasojë e uljes së temperaturave, duke reduktuar dhe prodhimin nga kaskada Drinit.
Krahasuar me 2 ditë më parë niveli në Fierzë është rritur me rreth 1 metër ndërsa Koman dhe Vaun e Dejës ka rënë për shkak të prodhimit të lartë.
TË DHËNAT DATA 17 SHTATOR h-10:00 (burimi KESH)
* Niveli në Fierzë: 268.61 m
* Niveli në Koman: 167.76 m
* Niveli në Vau Dejës: 72.62 m
* PRURJET: Fierzë / Koman / Vau Dejës:
1000 / 700 / 40 m3/s
* Rezerva Energjetike: 461 GËh
➡️FTL – Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 12,900 MËh në ditë;
➡️OST – Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 440 MËh në ditë;
➡️PRODHIMI nga kaskada është rreth 5,000 MWh;
➡️IMPORTI për FTL është rreth 8,380 MËh në ditë;
➡️KEK- depozitim në KEK është rreth 830 MËh në ditë;
Gazeta Shqiptarja.com