Restaurimi i ikonës Shën Vasili, Johan Gojëarti dhe Shën Grigori. –
-Ikona IN 3766, me permasa 46 x 35 x 4 cm është punuar në teknikën e temperas dhe datohet ne fund te shek XVIII deri në fillim shek. XIX.
Problematika e saj ishte mjaft komplekse duke filluar që nga paneli i drurit i çarë në dy pjese, rrëzimet e gruntit, gufimet dhe verniku teper i oksiduar me papasterti të shumta depozituar mbi të. Ikona u konsolidua, u bë bashkimi dy pjesëve të ndara dhe u laruar verniku i oksiduar.
U bë ndërhyrje estetike dhe iu kaluan disa shtresa verniku të ri.
Nga Lorenc Glozheni.