Nga: Aleksandër MEKSI

Restaurimi i xhamisë së Beqarit në Berat, “Monumentet”, Tiranë, 1979, 18 fq.93-104. Shoqërohet me 2 figura dhe 2 tabela. Xhami me çati druri, me portik. Ndërtuar në terren të pjerrët dhe për këtë rezulton me gjysmë kat. Jepet ndërtimi i brëndshëm dhe datimi 1827. Paraqitet restaurimi përforcues që mënjanoi rrëzimin e faqes jugore.

   

Xhamia e Beqarëve ndodhet në pjesën e poshtme të lagjes Mangalem të Beratit, buzë rrugës kryesore të qytetit. Siç tregon qartë vetë emërtimi i xhamisë, ajo i ka shërbyer rufetit të Beqarëve të kallfave të esnafëve të ndryshme të qytetit. Ky ishte një bashkim i zejtarëve të pamartuar që kryente njëkohësisht dhe shërbimin e policisë së qytetit dhe të rojeve të natës në Pazar. Sipas mbishkrimit që ruhet në të, rezulton të jetë pikturuar në vitin 1827.
Në formulimin e brendshëm të sallës së lutjeve rol jo të vogël lot edhe piktura murale, e cila ndodhet në dy breza horizontal në pjesën e sipërme të mureve. Piktura është dekorative me ornamente bimore, në panele të ndara nga njëri tjetri me bordura të ngjyrosura. Hajati qarkohet me arkada të plota nga veriu, lindja dhe perëndimi. Faqet e jashtme të mureve të sallës së lutjeve janë të suvatuara. Në pjesën e sipërme, kalon një brez i pikturuar nga nënstreha deri pak nën dritare. Ky brez është i ndarë në panele të veçantë të zbukuruar me motive floreale dhe peizazhe me pamje qyteti. Një element me vlerë është dhe minareja shumëfaqësh e ndërtuar me gurë dhe e suvatuar, e ulët dhe me dekorin karakteristik të stalaktiteve në pjesën nën kazanin.
Më poshtë autori vazhdon duke paraqitur në mënyrë të hollësishme gjëndjen e xhamisë dhe gjithë proçedurën restauruse.


Tipologjikisht xhamia e Beqarëve bën pjesë në grupin e madh mjaft të përhapur në vëndin tonë të xhamive të mbuluar me çati druri e tjegulla, të cilat fillojnë të ndërtohen që në periudhën e parë të pushtimit.
Autori vazhdon me krahasime të ndërtimeve të xhamive të tjera të qytetit duke bërë dhe një analizë të hollësishme krahasuese dhe për datimet e tyre.
Xhamia e Beqarëve afrohet mjaft me arkitekturën popullore dhe për këtë ajo është pjesë përbërëse e ansamblit të lagjes.