Reuf Fico, vijnë dokumentet origjinale unikale të këshilltarit të Ismail Qemalit e ish-ministrit
Reuf Fico, ka qene këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brëndshme të Qeverisë së Ismail Qemalit, ish ministër i Punëve të Brëndshme në vitin 1921, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 1929-1931, ish ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi në vitet1933–36, ish ambasador në Greqi në vitin 1937 dhe ish ambasador në Gjermani në vitet 1938-1939.
Me 9 shkurt në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave organizohet ceremonin e dhurimit të dokumenteve origjinale të jetës dhe veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të Këto dokumenteve dhurohen nga mbesa e tij znj. Nahlel Fico dhe kanë vlera unikale për trashëgiminë historike dhe politike të periudhës pas pavarësisë dhe në hapat e para të krijimit të shtetit shqiptar. Dokumentet janë një pasuri e paçmuar sepse janë origjinale dhe një pjesë e madhe e tyre bëjnë fjalë për korrespondenca të ndryshme të mbajtura nga Z. Reuf Fico me figurat më të njohura politike të kohës si: Ismail Qemali, Ahmet Zogu, etj., po ashtu ka dëshmi të qarta mbi situatën e kohës gjatë të cilës ka qenë ambasador në Jugosllavi mbi lëvizjet social politike të shqiptarëve të Kosovës në ish Jugosllavi.