Reuters: – Jahti 600 mln USD i oligarkut rus Roman Abramoviçit lundron pranë Shqipërisë. – A do t’i sekuestrohet?

15 MARS 2022

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se jahti luksoz i oligarkut rus Roman Abramovich (Abramoviç) është pranë ujërave shqiptare.

Të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich “Solaris” ishte duke lundruar në jashtë ujërave të Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.

Destinacioni i tij u tregua si Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.

Abramovich është në listën e zezë të sanksioneve të BE-së, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Atij i është hequr e drejta e kontrollit të klubit të futbollit anglez Chelsea dhe i është ndaluar shitja e ekipit londinez.

Një avion i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich u ul në Moskë herët të martën, pas një ndalese të shkurtër në Stamboll, tregojnë të dhënat e FLIGHTRADAR24.

Avioni i lidhur me Abramovich, pronarin e Chelsea Football Club, mbërriti në Stamboll nga Izraeli të hënën, pak pasi u pa në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.

Abramovich ishte në mesin e shtatë miliarderëve rusë të shtuar në listën e sanksioneve britanike javën e kaluar në përpjekje për të izoluar presidentin Vladimir Putin mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Gazeta Shqip