Revoltohet Spartak Ngjela: – Nëse SPAK-u nuk e lufton korrupsionin, Shqipëria shkatërrohet.
27 Shkurt 2023
Avokati Spartak Ngjela tha për “Review” në Euronews Albania se çështjen e inceneratorëve do e zgjidhë Washingtoni.
Sipas tij struktura e SPAK-ut është ngritur nga Uashingtoni e si rrjedhojë do jenë ata që do I japin zgjidhje çështjes.
Ngjela i cilësoi inceneratorët si tragjedi më shumë se thjesht korrupsion.
“Nëse SPAK-u nuk e lufton korrupsionin, Shqipëria shkatërrohet. Nuk ishte korrupsion ky, kjo ishte një tragjedi e madhe e cila varrosi Shqipërinë në 25 vjet, i la shqiptarët që të ikin nga atdheu, i dëboi. SPAK-un nuk e kemi ngritur ne, por e ka ngritur Uashingtoni, e ka deklaruar vetë sekretari i DASH”, u shpreh Ngjela.
Gazeta Sot