Rezistencë deri në fund/ Regjisori: Nuk tërhiqemi derisa kjo qeveri të bjerë…

22:20, 24/07/2019

Regjisori Edmond Budina, pas tërheqjes së policisë dhe forcave speciale nga sheshi para Teatrit Kombëtar, u shpreh se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë aty derisa kjo qeveri të rrëzohet dhe të rikonstruktohet teatri, e jo të shembet.

Ai ka falenderuar protestuesit, teksa ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.

“Politikanët shkojnë e vijnë, qytetarët mbeten. Në duhet ta drejtojmë demokracinë. Këtej e tutje mos na lini vetëm. Prej një viti e gjysmë që jemi natë për natë dhe kemi 5 netë që po e gdhijmë këtu. Ju falenderoj me shpirt që jeni këtu. Ne do të jemi këtu deri në fund, derisa sa të bjerë kjo qeveri dhe të rikonstruktohet ky teatër. Ne nuk tërhiqemi”, u shpreh Budina.

Syri.net