18 Prill 2023

REZOLUTË

Drejtuar:  znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Për dijeni:

Presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj

Kryeministrit, z. Edi Rama

Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla

Kryetarit të Akademisë të Shkencave, prof. Skënder Gjinushi

Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka

“Ndarja, në faqen zyrtare të UNESCO-s, e iso-s nga polifonia dhe interpretimi sikur gjoja isoja vjen nga mitologjia e sirenave greke dhe tezat e shkruara po në atë faqe se “Iso-Polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine” dhe se ajo shoqëron, midis të tjerash edhe funeralet e kremtimet fetare; etj., janë vetëm disa nga këto goditje në identitetin kombëtar shqiptar”.

Shoqata  Atdhetare  Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit” zhvilloi, në Sallën “UNESCO”, të Muzeut Historik Kombëtar, më datën 25 mars 2023, Simpoziumin “Polifonia Popullore Shqiptare”, ku morën pjesë etnomuzikologë të njohur të vendit tonë, profesorë, kompozitorë, studiues, artistë, përfaqësues të grupeve polifonike, etj., nga i gjithë vendi.

Në Simpozium u evidentuan, shkencërisht, vlerat atdhetare, historike dhe kulturore të Polifonisë Shqiptare dhe, në këtë kuadër, të Polifonisë Labe, të cilat, si pjesë e tërë trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar, kanë ruajtur origjinën e  tyre unike.

U evidentua fakti se për vlerat e rralla etnokulturore të Polifonisë Shqiptare, Fondacioni “Toelfer”, në Gjermani i dha çmimin “Europa për Folklorin “1987, e po kështu Instituti i Kulturës Popullore në Akademinë e Shkencave në Tiranë organizoi dhe simpoziumin: “Vendi që zë Polifonia Shqiptare në Ballkan”, duke përcaktuar qartë këtë kulturë muzikore Mesdhetare të shqiptarëve nëpër shekuj.

Duke vlerësuar regjistrimin në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jo lëndore të Njerëzimit, në UNESCO, të gjithë folësit, shprehën kundërshtim me prezantimin e kësaj polifonie në faqen zyrtare elektronike (në faqet e shkruara, në videot dhe në ilustrimin e fotografive), pasi bie ndesh me të vërtetat shkencore dhe ato historike, duke goditur kështu identitetin kombëtar shqiptar. Këto trillime me synime djallëzore për tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar, të thesarit të çmuar të folkut tonë, duhet korrigjuar institucionalisht, pasi bien ndesh me misionin e Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave.

Ndarja, në faqen zyrtare të UNESCO-s, e iso-s nga polifonia dhe interpretimi sikur gjoja isoja vjen nga mitologjia e sirenave greke dhe tezat e shkruara po në atë faqe se “Iso-Polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine” dhe se ajo shoqëron, midis të tjerash edhe funeralet e kremtimet fetare; etj., janë vetëm disa nga këto goditje në identitetin kombëtar shqiptar.

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare shkruan:

“Populli shqipttar nuk ka indetitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Indetiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët  janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit Europian, popull themeltar në rrafshin e tij…” (Marrë nga libri “Indetiteti Europian i shqiptarëve”).  

Ndërsa korifejtë e letrave shqipe  si F. S. Noli shkruan se: “Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria dhe kur të vdes të më përcillni me këngë labe”.

Akademiku Rexhep Qosja, Kryetar Nderi i Shoqatës “Labëria”, gjatë një vizite në trevën e Labërisë shkruan: “Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë, është Shqipëria. Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore e kjo do me thënë Shqipëria etnike. Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare. Dhe kjo është e kuptueshme. Ajo është kënga e fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila tash 100 vjet është faktor kryesor kombëtar që e lëviz historinë shqiptare të Labërisë, që është bërë thelbi shqiptar”.

Në këtë Simpozium, kumtuesit përforcuan me argumente të reja profesionale dhe historike, përcaktimet e bëra nga studiues të shquar shqiptarë si:Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Shpëtim Kushta, Spiro Shituni, Piro Miso etj, si dhe përcaktimet e bëra nga etnomuzikologë të shquar të huaj të kalibrit botëror, lidhur me termin dhe origjinën e Polifonisë Shqiptare.

Duke vlerësuar sa më sipër, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, i kërkon Ministrisë të Kulturës, të ushtrojë përgjegjësitë e saj kombëtare e shtetërore, për të  ndërhyrë zyrtarisht pranë UNESCO-s, për të fshirë prezantimin aktual të   ashtuquajturës “Iso-Polifoni” në të gjitha anekset përkatëse të faqes zyrtare të kësaj Agjensie të OKB-së, për  Polifoninë Shqiptare dhe për ta zëvendësuar atë me prezantim shkencërisht dhe historikisht të mbështetur, si dhe të nënshkruar nga institucionet përkatëse, jo nga individë, kushdoqofshin ata. Ajo kërkon gjithashtu, që, në faqet zyrtare të Ministrisë së Kulturës, si dhe në botimet zyrtare, të mos lejohen shtrembërime të tilla me karakter antikombëtar, antihistorik e antishkencor.

Ndërkohë, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”,  bazuar në misionin e saj të miratuar sipas ligjit, nuk do të pranojë zhvillimin e asnjë aktiviteti nën termin “Iso-Polifoni”, por vetëm nën termin “Polifonia Shqiptare”.

Miratuesit e Rezolutës që shprehen kundër termit “Isopolifoni” janë akademik, profesor, deputet, muzikantë, artist, historian dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe personalitete të Labërisë, mbartës të këngës labe, që janë të shqetësuar për këtë tjetërsim.

Këtë Rezolutë e kanë miratuar  të gjithë personat e poshtë shënuar:

 

KËSHILLI  KOMBËTAR  I  SHOQATËS  ATDHETARE  KULTURORE   LABËRIA  “NDERI I KOMBIT”

Akademik Rexhep Qosja “ Nderi i Kombit”, Kryetar Nderi i Shoqatës Labëria

Kryetari  i Shoqatës Labëria, Prof.Dr. Ago Nezha “Mjeshtër  i Madh”  dhe  “Kalorës i Urdhrit të  Skënderbeut”

Nën kryetarë,  Agim Çiraku, Biznesmen

Nënkryetar, Agim Rrapi, Kryetr i Agrobiznesit Shqiptar

Kryeredaktori Gazetës Labëria, Albert Zholi, shkrimtar

Bashkim Qeli,  Ushtarak, Sekretar organizativ

Dr. Neki Dredha, (ish Kryetar i Bashkisë Vlorë )

Bejkush Birçe,  “Mjeshtër Sporti”

Axhem Gjoni, ( ish nënpunës në aparate qendrore )

Kastriot Muço, ( ish Kryetar i Konfederatës dhe Diplomat)

Gëzim Tushi, “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Kastriot Hadëri, Ushtarak

Agim Mero (ish Deputet dhe Ministër i Tregëtisë)

Dr.Laver Stroka, Mjek

Ardian Resuli, Biznesmen

Mevlan Balili, Inxhinjer

Vojsava Shkurti , (ish Kryetare e Këshillit të Qarkut Vlorë)

Liri Boshnjaku

Arben Saliu, Drejtor Drejtorie  në Ministrinë e Brendshme

Pajtim Bello, (ish Zv. Ministër i Ekonomisë,Energjitikës dhe Minerave )

Dr. Ylli Kërçani, Mjek

Kujtim Nanaj, Drejtor Tatimesh Tiranë

Izet Çulli, Mjek

Pano Hallkaj, gazetar

Piro Bregu, Ekspert në Kontrollin e Lartë të shtetit

Edmond Vrapi, Diplomat

Perlat Muço, Inxhinjer

Dr. Engjëllush, Avduli

Namik Jahaj, Biznesmen

Albert Abazi, studiues,  Kryetar  i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko “ , Vlorë

Sefer Pasha, Shkrimtar

Faik Memushi, (ish Deputet )

Jashik Maçi Jurist (Avokat )

Vexhi Gjoni, Kolonel (ish Komandant Divizioni)

Yzedin Dhuli,  Jurist

Feksor Shkurti, Kryeredaktori Gazetës “Fterra Jonë”

KRYETARËT E DEGËVE NË RRETHE

Ahmet Dema, Vlorë dhe  Nën Kryetar i Shoqatës Labëria

DR.Robert Çelo, Gjirokastër dhe Nën Kryetar i Shoqatës Labëria

Asim Canaj,   Sarandë

Myrdar Jera, Tepelenë

Baftjar Abazaj, Fier

Pëllumb Bënça, Patos

Prof. Asoc. Zaho Golemi, Tiranë

Neki Haskoçela, Orikum

Kastriot Bezati, “Mjeshtër i Madh “ Kryetar i Shoqatës “Përmeti”

Dr. Asqeri Llanaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Cakran”

EKSPERTË TË POLIFONISË

Mjeshtër i Madh  Zhani Ciko, Akademik në Akademinë Ndërkombëtare “Imperialis “

Prof. Dr. Aleksandër Peçi

Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut “

Mjeshtër i Madh, Bajram Lapi

Mjeshtër i Madh, Ermir Dizdari

Studiues, Zeno Jahaj

Studiues, Fitim Çaushi

Dr. Oleg Arapi, Dirigjent

PERSONALITETE TË SHQUARA TË LABËRISË:

Ismail Kadare,  “Nderi i Kombit”

Helena Kadare,  Shkrimtare

Prof. Dr. Ismet Elezi, Jurist, Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së dytë, ka çmime nga “Qëndra Ndërkombëtare e Kembrixhit” të Anglisë, “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë” , “Doktor Honoris Causa”, Prishtinë” dhe “Medaljen e Nderit të Akademisë së Shkencavetë Shqipërisë”.

Prof. Dr. Ksenofon Kristafi, Akademik, Dekan i Juridikut, Universiteti “Mesdhetar”

Prof. Dr. Sokol Sadushi, Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë

Prof. Dr. Ethem Ruka, ( Ish Ministër i Arsimit ) Rektor në Universitetin “Luarasi”

Prof. Dr. Fatos Tarifa, Kryetar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Prof.Dr.Pëllumb Xhufi, Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dheShkencave

Prof. Dr. Paskal Milo, ( ish Ministër i Jashtëm) Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Prof. Dr. Arben Malaj, (ish Deputet, Ministër i Financave dhe Ekonomisë )

 Marin Mema, gazetar në Top  Channel

Akademik Apollon Baçe, Arkeolog

Prof. Dr. Fatos Klosi, (ish Kryetar i Shërbimit Informativ)

Dr. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror

Fatmir Toçi (ish deputet)”Kalorës i Urdhrit të Flamurit “ Urdhrin Naim Frashëri të Artë “

Prof. Dr. Sokrat Sinaj, Akademik ( Profesor “Emeritus” në Zvicër )

Prof.Dr.Sherif  Lusho,Dekan në Universitetin “Polis”Medalje “ Naim Frashëri i Artë “

Prof. Dr. Bilal Shkurti, (ish Rektor në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë

Prof. Dr. Rexhep Uka, (Ish Zv. Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë )

Prof. Dr. Shezai Rrokaj, (Ish Rektor i Universitetit të Tiranës )

Viktor Berdo, ( Gjeneral )

Eni Çobani, Juriste

Berat Luzha, Gazetar, shkrimtar (Ish Deputet i Kosovës )

Aldrin Dalipi, Kryetar i Qarkut të Tiranës

Dr. Hajro Limaj, Kolonel, “Ministër Këshilltar”

Prof. Dr. Natasha Hodo

Prof. Dr. Hektor Veshi, gazetar, shkrimtar

Vllasova Musta, Poete, skenariste

Magjistre e Shkencave Sociale Labëri Luzha, ( Ministrinë Arsimit, Shkencës,      Teknologjisë dhe Inovacionit  Prishtinë )

Dr. Migena Arllati, (Profesore në  Gjakovë

Prof. Dr. Diana Shehu

Prof. Dr. Pajtim Riba, “Mjeshtër i Madh “

Prof.Dr.Profit Canaj, ( Profesor Emeritus ish Dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike mban Urdhrin “Naim Frashëri Argjënd”, “Naim Frashëri të Klasit III”

Dr. Skënder Brati, Drejtor i Qëndrës të Urgjencës Mjekësore

Dr. Astrit Aliaj, ish Komandant i Akademisë të Detarisë, Prefekt në Gjirokastër, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes të RSH, në Itali, Spanjë, Zvicër.  

Dhimitër Gjoka gazetar, shkrimtar “Mjeshtër i Madh”

Prof. Dr. Fatos Çoçoli, Analist

Prof. Dr. Shyqyri Hysi, Studjues dhe njohës i folklorit

DEPUTETË TË KUVENDIT

Elisa Spiropali  Deputete

Fatmir Xhafa    Deputet

Ina Zhupa         Deputete

Bujar Leskaj     Deputet

Vullnet Sinaj    Deputet

Anila Denaj     Deputete

Etjen Xhafa     Deputet

KRYETARË TË BASHKIVE  TË TREVËS  SË LABËRISË

Dritan Leli, Kryetari Bashkisë Vlorë

Tërmet Peçi, Kryetar i Bashkisë Tepelenë

Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisë Himarë

STUDJUES  TË ARTIT DHE MUZIKËS NGA MAQEDONIA  E VERIUT E KOSOVA MBËSHTESIN REZOLUTËN PËR AUTOKTONINË E POLIFONISË (Shumëzërshmërisë) POPULLORE SHQIPTARE

Akademik Rauf  Dhomi, Akademia e Shkencave dhe Arteve Kosovë

Prof. Dr. Sabaudin Zhuta, Profesor Ordinar i fushës së Artit Muzikor, pranë Universitetit “ Shën Qirili dhe Metodi”, Shkup

Prof. Dr. Mehmed Xhemajli, ( Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “Shota” –Kosovë

Mr.sc. Shkodran Tolaj, ( Drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Prof. Dr. Besiana Qani Mehmedi,  ( Profesor inordinar në Univrsitetin e Tetovës, Fakulteti i Muzikës )

PERSONALITETE TË SHQUARA TË ARTIT, MIQ TË LABËRISË

Margarita Xhepa, “ Nderi i Kombit “

Bujar Asqeriu ,“Nderi i Kombit”

Muntaz Dhrami, “Nderi i Kombit”

Luftar Paja, “Artist i Popullit”

Birçe Hasko, “Artist i Merituar “, “Mjeshtër i Madh”

Murat Kerraj, Skulptor

KËNGËTARË TË KËNGËS LABE

Golik Jaupi, Artist i Popullit, “Mjeshtër i Madh

Berdo Berdo, “ Mjeshtër i Madh”

Nazif Çela, “Mjeshtër i Madh”

Fatosh Liko, “Mjeshtër i Madh, etj.

Kjo listë vazhdon të pasurohet deri në përmbushje të kërkesës tonë.

Gazeta Dita