“Rezultate të shkëlqyera brenda 24 orëve”, mjekët napolitanë japin lajmin e mirë: Ja ilaçi që nxjerr pacientët me koronavirus nga kujdesi intensiv
“Rezultate të shkëlqyera brenda 24 orëve”, mjekët napolitanë japin lajmin e mirë: Ja ilaçi që nxjerr pacientët me koronavirus nga kujdesi intensiv
10 MARS 2020
Ende nuk dihet shumë për koronavirusin, por dihet mirë se sa shkatërruese mund të jetë për trupin e njeriut. Çfarë ndodh në të vërtetë me trupin e njeriut për shkak të luftës kundër koronavirusit?
Koronavirusi, gjenetikisht i ngjashëm me SARS-in, u quajt edhe pasardhës i tij, sipas National Geographic.
Në shumicën e rasteve, sëmundja fillon dhe mbaron në mushkëri, pasi vetë koronavirusi është një sëmundje e frymëmarrjes. Një infeksion i tillë transmetohet përmes mikrobeve infektive.
Mjekët napolitanë po eksperimentojnë me përdorimin e një barne te pacientët e prekur nga koronavirusi.
Barna Tocilizumab, megjithëse nuk kuron koronavirusin, trajton infeksionin e mushkërive dhe jep rezultate pozitive për nxjerrjen e pacientëve nga kujdesi intensiv.
Tocilizumab përdoret kryesisht për të trajtuar efektet anësore të barnave të imunoterapise. Por tashmë mjekët në spitalet “Pascale” dhe “Cotugno” të Napolit, pas konsultimit me mjekët kinezë, kanë nisur përdorimin e kësaj barne për të luftuar inflamacionin e mushkërive të shkaktuar nga COVID-19, dhe thonë se po arrijnë rezultate të shkëlqyera.
Gazeta Sot