Rezultati paraprak/ Numërohen më shumë se gjysmat e kutive të votimit në Lezhë, Shkodër dhe Kukës. PD lë pas PS. LSI siguron vetëm 1 mandat

26 prill 2021

REZULTATI DERI NË ORËN 17:00

Tre qarqet në veri të vendit Shkodër, Kukës dhe Lezhë, janë bastione që i kanë qëndruar besnikë Partisë Demokratike edhe në zgjedhjet e këtij viti. 

Lezhë

Në Lezhë deri më tani janë numëruar 138 qendra votimi nga 249 që janë gjithsej. Nga këto PD ka mundur të marrë 17459 vota, ose 45%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.

Ndërsa PS ka arritur të sigurojë 16030 vota, ose 41.5%, të përkthyera në mandate deputetësh 3.

Kukës

Deri tani në këtë qark kanë numëruar 129 qendra votimi nga 141 që janë në total dhe nga këto PD ka mundur të sigurojë 21072 vota, ose 63,0%, që të përkthyera në mandate deputetësh janë 2.

Ndërsa PS ka mundur të sigurojë 11785 vota, ose 35.2%, të përkthyera në mandate deputetesh 1.

.

Shkodër

Në Shkodër deri më tani janë numëruar 238 qendra votimi nga 411 që janë gjithsej. Nga këto PD ka mundur të marrë 27118 vota, ose 43.8%, të përkthyera në mandate deputetësh 5.

Ndërsa PS ka arritur të sigurojë 18196 vota, ose 29.4%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.

Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 5740 vota, ose 9.3% duke e bërë siguruar kështu një mandat në këtë qark.