Riaktivizimi i vatrës së zjarrit në Lushnje/ Zjarrfikësit vendosen në tarracat e pallateve. – Forcave zjarrfikëse i ka ardhur ndihmë edhe ushtria.
25 Dhjetor 2023 | 22:54
Situata në pallatin 12-katësh në qytetin e Lushnjes, ka dalë sërish jashtë kontrollit, pasi riaktivizimi i njërës prej vatrave të zjarrit ka marrë përmasa të mëdha.
Flakët kanë përfshirë dy kate të godinës, të tretën dhe katërtin, me këtë të fundit i cili ka 100 biznese dhe është djegur i tëri.
Dukeqenëse forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të futen në brendësi të ndërtesës, mësohet se se ata janë vendosur në tarracat e pallateve përreth dhe po hedhin ujë.
Forcave zjarrfikëse i ka ardhur ndihmë tani edhe ushtria, ndërsa banorët e godinave përreth të cilat janë të rrezikuara janë evakuuar të gjithë.