Riaktivizohet Zjarri në Sazan. – Ministria e Mbrojtjes jep alarmin: Rrezikohet shpërthim municionesh
5 Qershor 2022
Ishulli i Sazanit prej disa orësh ndodhet nën pushtetin e zjarrit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se zona si paraqet rrezik, pasi i një ish-repart ushtarak në vendin ku
ka shpërthyer zjarri ka municione të pashpërthyera.
Ndërkohë që në terren ndodhet ushtria dhe punonjësit e ADZM-së, të cilët po punojnë për fikjen e
zjarreve.Për shkak të terrenit të vështirë, puna për shuarjen e zjarreve është gati e pamundur. Forcat
në terren po përdorin mjete rrethanore.
Njoftimi nga MM:
Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së
të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave
të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një
ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa
për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.
Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se
70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk
kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.
Gazeta Sot