Rifillojne në Rozhajë të Malit të Zi Darsmat me Flamur Kombëtar… –
Në trojet shqiptare ekziston një shprehje: “Dasmë pa flamur nuk bëhet”, e cila mjafton për të vërtetuar faktin se flamujt në shtëpitë e shqiptarëve nuk ngrihen vetëm për festa, por sa herë që i zoti i shtëpisë ka gëzim.
Tradita e do që dasmorët edhe sot në çdo dasmë, sado moderne, të mos nisen kurrë për të marrë nusen pa personin që mban flamurin. Dhe ky person, i njohur ndryshe si bajraktari, zgjidhet mbi disa karakteristika: i fortë dhe i ri. Pra, dikush që simbolikisht është i aftë ta mbrojë flamurin.
“Bajraktari ka rëndësinë e vetë, sikurse i zoti i dasmës. Bajraktari gjithmonë ka prirë. Do të thotë se e ka pasur flamurin dhe është munduar si në beteja e si në dasma të jetë një njeri që nuk dorëzohet, që nuk e lëshon flamurin dhe që është konsistent e rezistent ndaj çfarëdo sfide që mund të përballet”
Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, siç thonë ekspertët, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, që shpesh herë shkaktonte keqinterpretime të formave të ndryshme. Ligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdorën edhe në ato zona ku pjesmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind.
Me anë të këtij ligji, përveç në Tuz dhe Ulqin, shqiptarët do të kenë të drejtë të valojnë flamurin kuqezi edhe në Tivar, Plavë, Guci dhe Rozhajë.