Prof. Dr. Adem Bunguri

“RIHAPET ÇËSHTJA ARKEOLOGJIKE E PROBLEMIT PELLAZGJIK”

Ligjëratë akademike nga Prof. Adem Bunguri

…”…autori konkludon se kulturat vendëse të periudhës së neolitit (duke përfshirë atë pellazge) kanë lënë gjurmë të fortë rezistuese ndaj kulturës së ardhur bashkë me migracionet nga Lindja”. …

Komisioni i përhershëm i historisë dhe arkeologjisë që funksionon pranë Akademisë së Shkencave organizoi sot bashkëbisedimin shkencor rreth çështjes së rivlerësimit të hipotezës së migracionit “kurgan” sipas evidencës arkeologjike nga Shqipëria dhe Kosova.

Arkeologu Adem Buguri referoi për neotilizimin si proces i dëshmuar përmes dëshmive arkeologjike në territoret ilire, duke iu referuar shtresimeve të kulturave të identifikuara në periudhën preilire, protoilire dhe ilire.

RIHAPET ÇËSHTJA ARKEOLOGJIKE E PROBLEMIT PELLAZGJIK

Autori paraqiti argumente nga kërkimet në terren dhe nga bibliotekat shkencore për një qendrim kritik ndaj tezës së migracionit “kurgan”, me drejtim ardhjeje një vatër lindore aziatike, duke ndjekur një vijë lëvizjeje përmbi Detin Kaspik. Duke analizuar tipologjinë e kulturës së varrimit, sidomos atë të kulturës tumulare; tipologjinë e enëve shtëpijake dhe atë të armatimit; format dhe ngjyrat e tyre; përhapjen nëpër territorin e sotëm të Shqipërisë dhe Kosovës, prof. Buguri mbështeti dhe sistemoi tezën e një “ardhjeje anatolike”, që përkon me kohën e lulëzimit të kulturës së Maliqit.

Nëpërmjet trajtimit kritik të tezës së migrimit “kurgan” dhe specifikave të kulturës materiale dhe të riteve të varrimit, autori konkludon se kulturat vendëse të periudhës së neolitit (duke përfshirë atë pellazge) kanë lënë gjurmë të fortë rezistuese ndaj kulturës së ardhur bashkë me migracionet nga Lindja. Sa i takon kulturës së ardhur me migracionin “kurgan”, gjurmët e saj janë krejt rastësore; kurse gjurmët e kulturës së ardhur me migracionin anatolik janë të pranishme dhe mund të krahasohen me të njëjtën kulturë që dëshmohet në Trojë dhe në rajo

RIHAPET ÇËSHTJA ARKEOLOGJIKE E PROBLEMIT PELLAZGJIK

nin e Ballkanit. Kjo afëri përforcohet edhe nga tipologjia e veglave të punës dhe ajo armëve, që janë larg “kulturës yamnia”, që përbën burimin e migracionit “kurgan”.

Prof. Bunguri vërejti gjithashtu se ka një mospërputhje të qartë kronologjike midis kohës së datuar të këtij migracioni dhe kohës së fillimeve të metalurgjisë në Maliq dhe në disa qendra të tjera të Neolitit në Shqipëri. Duke iu përmbajtur përfundimit të gjithëpranuar se ky migracion lëvizte jo më shumë se një kilometër në vit dhe se matematikisht atij do t’i duheshin shekuj për të mbërritur në territorin e sotëm shqiptar dhe hershmërisë së kulturës pre-ilire, protoilire dhe ilire përjashtohet një ndikim prej saj çka dëshmohet dhe nga raporti midis kulturës së ardhur me atë vendase, i cili ndryshon në favor të asaj vendëse, çështje që rihap edhe problemin pellazgjik.

RIHAPET ÇËSHTJA ARKEOLOGJIKE E PROBLEMIT PELLAZGJIK

****

Moderimi i veprimtarisë u bë nga prof.dr. Neritan Ceka me pjesëmarrjen e kryesisë së ASH, studiuesve dhe kolegëve.