17 Shtator 2022

Konfirmuar nga burime brenda policisë së Vlorës se pak ditë më parë janë rikthyer në detyrë 15 policët të cilët u pezulluan nga detyra fill pas aksidentit tragjik ku Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren Joanda Avdia.

Efektivët e policisë janë rikthyer në strukturat e policisë së shtetit por atyre ju është ndërruar zona e shërbimit efektivët e policisë kanë marr detyra jashtë qarkut të Vlorës por në strukturat e policisë 15 policët u pezulluan nga detyra nën motivacionin e shpërdorimit të detyrës teksa për ta nisi një hetim për përgjegjësi për humbjen e jetës së 7-vjeçares.

Hetimi mesa duket është mbyllur tashmë, ku të 15 kanë dale të pafajshëm pasi nuk kanë patur ndikim në humbjen e jetës së saj.

Drejtuesi i kufirit dhe migracionit në Vlorë mësohet se nuk është rikthyer në këtë post teksa në vend të tij është emëruar një tjetër person.

Fatura e ngjarjes i kaloi kufirit edhe pse ishte një sektor shërbimi që kontrollohej nga Komisariati i Himarës.

Në planin e masave ky sektor shërbimi kontrollohej nga Drejtoria e Rendit Vlorë dhe jo nga Drejtoria e Kufirit.

Ndaj dhe pas disa ditësh u transferua në Berat shefi i rendit Himarë Adhurim Dulaj.

Nga Edi Ruçi