Rikthehen sërish vdekjet nga Covid -19 në vend/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit
12 Tetor 2022
Nga ana tjetër, rastet e reja vijojnë të jenë të ulëta, teksa Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas 789 testimeve, 31 persona kanë rezultuar pozitivë. Në të gjithë vendin 313 persona janë enede aktivë, ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtuim 3 pacientë.
Njoftimi i Ministrisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 769 testime, 31 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 2 në Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.
Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 86 vjeç, nga Tirana.