Rikthehen tensionet: – Kremlini thërret ambasadorin e SHBA, Rusia akuza për ndërhyrje në zgjedhjet
Rikthehen tensionet: – Kremlini thërret ambasadorin e SHBA, Rusia akuza për ndërhyrje në zgjedhjet
11 SHTATOR
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Moskë, John Sullivan, në lidhje me supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet ruse nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimit, zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, i ka thënë ambasadorit amerikan se, Moska posedon prova se kompanitë e teknologjisë së SHBA-së kanë shkelur ligjin rus.
Pretendimet ruse bëhen përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më vonë këtë muaj.
“Një ndërhyrje e tillë është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.
Agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe Ria Novosti raportuan se ambasadori Sullivan qëndroi në ministrinë e Jashtme ruse për rreth 20 minuta dhe nuk ka bërë komente pse ka qenë aty.
Deklarata e ministrisë ruse nuk dha detaje për shkeljet e pretenduara. Muajt e fundit autoritetet ruse – përfshirë presidentin Vladimir Putin – kanë akuzuar vazhdimisht kompanitë e tilla si Facebook, Tëitter dhe ëhatsApp se nuk kanë respektuar ligjet vendore.
Kritikat kishin të bënin sa i takon ruajtjes së të dhënave personale dhe heqjes së përmbajtjes që konsiderohet e paligjshme.
Muajt e fundit, gjykatat e Moskës kanë shpallur gjoba ndaj Google, Facebook, Tëitter, ëhatsApp, Telegram dhe TikTok për këto çështje.
Shumë kritikë thonë se këto masa të organeve ruse nuk kanë të bëjnë me “integritetin e internetit”. Ata kanë akuzuar autoritetet ruse se po përpiqen të shuajnë mospajtimin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 19 shtator dhe popullaritetin në rënie të Partisë së Bashkuar në pushtet./REL
Gazeta Shqip