Rikthehet “fuqishëm” dimri në pranverë. – Nën zero termometri pritet të zbresë në Bulqizë, Ersekë, Fushë-Arrëz, Bajram Curri.
Rikthehet “fuqishëm” dimri në pranverë.
– Nën zero termometri pritet të zbresë në Bulqizë, Ersekë, Fushë-Arrëz, Bajram Curri.
18 PRILL 2022
Nga temperaturat nën zero te reshjet e dëborës, si pritet të jetë moti në ditët në vijim
Pas disa ditësh tipike për stinën në të cilën ndodhemi, e hëna duket se ka sjellë “dimrin.”
Temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke bërë që maksimumi deri nga mesi i javës të shkojë deri në 17 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore. Në disa zona malore pritet që të regjistrohen edhe temperatura nën zero, ose zero gradë Celsius.
Nën zero termometri pritet të zbresë në Bulqizë, Ersekë, Fushë-Arrëz, Bajram Curri ndërsa në zero temperaturat zbresin në Pogradec, Gjirokastër, Librazhd etj.
Megjithatë, pas ditës së mërkurë do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 25 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore do të shkojnë në 19 apo 20 gradë Celsius.
Gazea Sot