Rikthehet tensioni te ambasada malazeze, serbët thirrje anti-shqiptare
Rikthehet tensioni te ambasada malazeze, serbët thirrje anti-shqiptare
5 janar 2020
Protestues janë mbledhur edhe mbrëmë para ambasadës se Malit të Zi në Beograd.
Tensionet e para nisën më 3 janar, kur turma sulmoi ambasadën dhe u përpoq të djegë flamurin malazez mbi godinë.
Protestuestit kundërshtojnë ligjin e ri për të drejtat fetare.
Ata thonë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e kishës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.
Në video protestuesit ndodhen para ambasadës malazeze në Beograd dhe mes të tjerash bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.
Gazeta Dita