Rikthehet virusi vdejkjeprurës/ Infektohen 96 të porsalindur, u gjend në…
Rikthehet virusi vdejkjeprurës/ Infektohen 96 të porsalindur, u gjend në…
1 Shtator 2020
Një bakter vrasës u gjet ne çezmën e lavamanit të përdorur nga stafi i nje spitali ne Verona spitali të Italisë, ku merrnin ujin që ia jepnin të porsalindurve bashkë me qumështin.
Bëhet fjalë për Citrobakter, bakteri i tmerrshëm i cili në dy vjet vrau 4 foshnje në spitalin e Gruas dhe Fëmijës në Borgo Trento (Leonardo në fund të 2018, Nina në nëntor 2019, Tommaso në mars të këtij viti dhe Alice në 16 gusht të vitit të kaluar ), e la nëntë të tjerë me dëmtime në tru.
Gjithsej, fëmijët e prekur janë 96. Bakteri u zbulua pas një inspektimi të kujdesshëm të godinës, ku ankesat shtoheshin. Ekspertët zbuluan se cesma e lavamanit brenda repartit ishte kthyer praktikisht në një “koloni” të bakterit vrasës, por edhe të disa baktereve të tjera.
Citrobakteri mendohet të ketë ardhur aty nga jashtë, ndoshta për shkak të mungesës së higjenës, ose prej një zbatimi jo te plote të rregullave në fuqi për sterilitetin e reparteve me rrezikshmëri të lartë.
Gazeta Shqip